Zjarr pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, vatra po favorizohet nga era e fortë: Dërgohet helikopteri për shuarjen e flakëve

schedule18:37 - 20 Korrik, 2022

schedule 18:37 - 20 Korrik, 2022

Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë. Ministri i Mbrojtjes bën të ditur se për t’u ardhur në ndihmë ekipeve në terren për shuarjen e zjarrit është dërguar një helikopter Cougar.

Siç bëhet e ditur, zjarri rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.

NIKO PELESHI NË FACEBOOK

“Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë. Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë. Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.” /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!