Në Zvërnec të Vlorës ka rënë zjarr pasditen e së mërkurës. Mësohet se zjarri ka prekur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre brenda asaj që quhet zona e mbrojtur Vjosë-Nartë.
Në zonë ndodhen dy automjete zjarrfikëse për të normalizuar situatën, por zjarri po ndihmohet nga era e fortë. Pranë vatrës ndodhet edhe një kabinë elektrike, energjia në të cilën është stakuar që të mos ketë pasoja. /abcnews.al/