Një vatër zjarri është aktivizuar në malin e Drenovës në Korçë. Mësohet se zjarri ka rënë në zonën e quajtur Guri i Cjapit.
Zona e cila ka marrë flakë është brenda territorit të zonës së mbrojtur, ndërkohë forcat zjarrfikëse të Korçës dhe Devollit kanë shkuar për të bere te mundur fikjen e flakëve.
Bëhet fjalë për një terren të vështirë malor dhe ende nuk dihet sa sipërfaqe toke është djegur deri më tani. /abcnews.al/