Në Ano Glyfada, Greqi ka rënë paraditen e së shtunës zjarri dhe vatra sipas mediave në vend vijon të aktive. Zjarri ka rënë pranë një zone të banuar dhe aktualisht po digjet një sipërfaqe me bar të thatë e dushqe në Ymittos.
Në një deklaratë, Brigada e Zjarrit në Ano Glyfada njoftoi se zjarri po merr përmasa alarmante ndërsa sugjeroi se banorët e zonës duhet të evakuohen. Të njëjtën gjë kërkoi edhe kryebashkiaku Grigoris Konstandellos i cili u bëri thirrje banorëve që të bashkëpunonin me autoritetet lokale.
Sipas raportimeve, situata paraqitet e rëndë pasi era është duke favorizuar flakët. Ajri është i rëndë dhe banorët kanë pasur vështirësi me frymëmarrjen. Nga pamjet e publikuara duket se ka dhe banesa që janë përfshirë nga flakët. /abcnews.al/