Zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës, çfarë dyshohet

schedule08:24 - 22 Prill, 2023

schedule 08:24 - 22 Prill, 2023

Mëngjesin e sotëm Spitali Rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se zjarri ka rënë në katin e katërt të spitalin në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Policia raporton se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm demë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!