Të paktën 10 pacientë kanë ndërruar jetë pasi një spital Covid u përfshi nga flakët në Mumbai.
Duke cituar zyrtarin e lartë të policisë Prashant Kadam, mediat raportojnë se zjarri ka nisur rreth orës 12:30, pas mesnate. Si fillim zjarri ka rënë në katin e parë të një qendre tregtare, por pranë saj ishte edhe qendra e kujdesit “Sunrise Covid” ku po merrnin kujdes shëndetësor rreth 76 pacientë të infektuar.
Kryetari i Bashkisë së Mumbait, Kishori Pednekar tha se pacientët e mbetur të së së premtes u evakuuan në një objekt tjetër dhe shkaku i zjarrit po hetohej Spitali Sunrise e ka përshkruar veten si spitali i parë në Azi që ndodhet në një qendër tregtare.
Situata Covid-19 në Mumbai:
Mumbai raportoi 5,504 raste të reja Covid-19 të enjten, duke e çuar gjithsej 380,115 totalin në qytet. Sipas Ministrisë Indiane të Shëndetësisë, shteti Maharashtra, kryeqyteti i të cilit është Mumbai, kontribuon më shumë se 50% të rasteve të reja të raportuara në vend të enjten. sb/abcnews.al/