Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak. Sipas informacioneve nga vendngjarja, tymi është përhapur në një rreze të gjerë, duke qenë i dukshëm edhe nga zona përreth. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut, Durrësit dhe Vorës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen banesa apo biznese të rrezikuara. Megjithatë, ndërhyrja po vështirësohet nga era, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit.
Autoritetet vijojnë operacionin për izolimin e vatrës, ndërsa priten informacione të tjera mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.



