Zbardhet konflikti që degradoi me të shtëna me armë në mesditën e së mërkurës në Shkodër. Burime të “ABC News” thonë se tre shtetas, Gledis Ustabeqiri së bashku me Hygert Muçaj kanë patur një debat banal me Taulant Ahmeti.
Më pas Hygert Muçaj e ka qëlluar Ahmetin me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të lehta. Për të shtuar presionin ka ndërhyrë miku i Muçajt, Gledis Ustabeqiri i cili ka shtënë në ajër me armë. Më pas djemë janë larguar nga vendngjarja.
Pas zbardhjes së ngjarjes policia ka shpallur në kërkim shtetasit Gledis Ustabeqiri dhe Hygert Muçaj. Edhe pse pati të shtëna me armë fatmirësisht nuk u shënuan të plagosur apo viktima, ndërsa në rrugë është gjetur vetëm një gëzhojë./abcnews.al