Zjarr në parkingun e makinave në Luton/ Pezullohen fluturimet, qindra njerëz të bllokuar

schedule10:02 - 11 Tetor, 2023

schedule 10:02 - 11 Tetor, 2023

Të gjitha fluturimet në aeroportin Luton në Britani janë pezulluar, pas shpërthimti të një zjarri në një parking të terminalit. Qindra njerëz tani janë të bllokuar në Luton, pa asnjë mënyrë për të shkuar në shtëpi.

Shërbimi zjarrfikës njoftoi se në parkingun e makinave mund të kenë qenë rreth 1200 automjete, të cilat janë dëmtuar. Katër zjarrfikës dhe një anëtar i stafit të aeroportit u dërguan në spital, për shkak të asfiksisë nga tymi.

Fluturimet janë pezulluar deri në orën 12:00 për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit. Aeroporti tha se një zjarr në makinë ishte përhapur pa dhënë detaje të mëtejshme. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë flakë të mëdha dhe tym që fryn nga kati i fundit i ndërtesës.

Pesëmbëdhjetë makina zjarrfikëse morën pjesë në flakët që preku gjysmën e strukturës shumëkatëshe.

Aeroporti Luton i Londrës është aeroporti i pestë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar pas Heathroë, Gatëick, Manchester dhe Stansted, duke transportuar më shumë se 13 milionë pasagjerë në 2022.

/abcnews.al