Zjarr në një spital të Covid në Irak, 52 viktima dhe 22 të plagosur

schedule08:31 - 13 Korrik, 2021

schedule 08:31 - 13 Korrik, 2021

Të paktën 52 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një spital të Covid në qytetin jugor të Irakut. Pas shpërthimit të zjarrit, kryeministri i vendit Mustafa al-Qadimi mblodhi menjëherë  ministrat dhe zyrtarët  për të “shqyrtuar shkaqet dhe pasojat e zjarrit”.

Nasiriyah ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, sipas autoriteteve duke kërkuar ndihmë nga mjekët që janë me leje ose kanë dalë në pension. Zjarri shpërtheu në spitalin Al Hussein në Nasiriyah, i cili kishte 70 shtretër, tha zëdhënësi i qeverisë  Haidar al-Hamili për AFP.

22 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Iraku ka regjistruar 1.4 milion raste  dhe 17,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al