Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një repart spitali Covid-19 në shtetin Gujarat të Indisë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Sipas Modiya,një zyrtar i lartë i vendit, 16 nga të vdekurit ishin pacientë. Dy ishin anëtarë të stafit. Gati 60 pacientë ndodheshin në spital në momentin që shpërtheu zjarri. Pacientët e tjerë janë transferuar në spitalet pranë.
Ende nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit por sipas hetimeve fillestare shkak mendohet të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik./abcnews.al