Zjarr në një rafineri të naftës ruse pranë kufirit me Ukrainën

schedule11:48 - 8 Shkurt, 2023

schedule 11:48 - 8 Shkurt, 2023

Një zjarr ka shpërthyer në një rafineri të naftës në rajonin rus të Rostovit, afër kufirit me Ukrainën, tha Ministria e Emergjencave, sipas mediave shtetërore ruse.

“Në rajonin Rostov, në qytetin Novoshaktinsk, kemi pranuar një mesazh në orën 10:24, me kohën lokale të Moskës, lidhur me një zjarr në territorin e uzinës për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës”, tha Ministria ruse e Emergjencave.

Zjarri ka shpërthyer në një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë dhe u shua një orë më vonë, tha agjencia e lajmeve Interfax. Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende mbetet i paqartë.

Novoshaktinsk gjendet rreth 9 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Edhe një rafineri tjetër në Novoshaktinsk qershorin e kaluar ishte sulmuar me dy dronë. Autoritetet e kishin cilësuar këtë “si veprim terrorist nga kufiri perëndimor”, referencë për përpjekjet ukrainase për të dëbuar forcat pushtuese ruse nga territori i tyre.

/rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!