Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një rafineri nafte pranë kufirit me Ukrainën, dalin pamjet

schedule13:46 - 22 Qershor, 2022

schedule 13:46 - 22 Qershor, 2022

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në mëngjes në një rafineri ruse të naftës Novosakhtinsk në rajonin jugor të Rostovit në kufi me Ukrainën. Pamjet e paverifikuara, të shpërndara në mediat sociale treguan një dron duke fluturuar mbi një instalim dhe duke i vënë flakën kanaleve, duke shkaktuar më pas shpërthimin, sipas skynews.

Nuk raportohen të lënduar nga zjarri në rafineri, e cila ka një kapacitet vjetor deri në 7.5 milionë tonë. Njësia e zjarrfikësve po vazhdon përpjekjet për shuarjen e zjarrit, njoftoi shërbimi i emergjencës.

https://www.youtube.com/watch?v=FEJqnelTmZ0

Fabrika e naftës në Novosakhtinsk është furnizuesi më i madh i produkteve të naftës në jug të Rusisë. Rusia po heton gjithashtu shkakun e një zjarri të madh që shpërtheu në një depo nafte në qytetin Bryansk, 154 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën në fund të prillit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!