Një zjarr i shpërthyer në katin e 17 të një qiellgërvishtëse në periferi të Parisit ka shkaktuar katër viktima dhe rreth 10 të plagosur. Por mediat franceze raportojnë se bilanci mund të jetë i përkohshëm pasi nuk janë kontrolluar ende të gjitha apartamentetet në ndërtesë.
Një grua dhe tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të shpërthyer në një qiellgërvishtës në periferi të Parisit. Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze, të cilat shtojnë se bilanci mund të jetë ende i përkohshëm pasi ekipet e shpëtimit nuk kanë kontrolluar ende të gjitha apartamentet. Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur mes të cilëve tre zjarrfikës.
Tre persona janë shpëtuar ndërsa autoritetet vendore kanë vendosur në dispozivion të banorëve një palestër shkolle.
Flakët nisënnga një apartament në katin e 17 të ndërtesës ku janë gjetur dhe trupat e katër viktimave. Zjarri, shkaqet e të cilit nuk dihen ende, u përhap në katin e 18 dhe në të fundit e më pas në katet e poshtme. Rreth 100 zjarrfikës morën pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve./abcnews.al