Tragjedi në Siberi për shkak të një zjarri që shkrumboi një qendër tregtare. 64 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve shumë fëmijë. Ndërsa 43 të tjerë u plagosën. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen.
64 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një qendër tregtare në Kemerovo në Siberi. Ndërsa 43 të tjerë mbetën të plagosur, prej të cilëve 37 morën plagë të rënda dhe gjenden në një spital rajonal. Sipas informacioneve që raportohen nga mediat lokale, flakët fillimisht u shfaqën në një kinema dhe më pas shkatërruan më shumë se 1 mijë metër katror të ndërtesës. Shumë persona u evakuuan.
Mes viktimave mund të jenë dhe shumë fëmijë. Madje dyshohet se nga zjarri është shuar një klasë e një shkolle fillore. Ekipet zjarrfikëse punuan për 12 orë për të shuar flakët. Qëndra tregtare ka pësuar dëme të shumta pasi një pjesë e çatisë dhe disa kate janë shembur pjesërisht. Në disa video të publikuara në rrjete sociale shikohen se shumë persona janë hedhur nga dritaret për t’iu shpëtuar flakëve.
Për këtë ngjarje është hapur dhe një hetim për të kuptuar nga se është shkaktuar zjarri. Dyshohet për një qark të shkurtër ose për një pakujdesi të një fëmije që po luante me një çakmak. Gjithashtu po shqyrtohen dhe masat e sigurisë pas shumë raportimeve se pas fillimit të zjarrit nuk ka rënë alarmi për evakuim. “Qëndra tregtare ishte e mbipopulluar të dielën. Asnjë nuk e di me saktësi se sa persona ishin brenda godinës kur ra zjarri”, bëri të ditur një funksionar I shërbimit të emergjencës. Në operacionet e shpëtimit u përfshinë 300 zjarrëfikës.
/abcnews.al