Një tragjedi është regjistruar në Greqi, në pyllin e Dadias që digjet që prej ditës së djeshme. Mediat vendase bëjnë me dije se kanë gjetur trupat e karbonizuar të 18 emigrantëve.
Zjarri në brendësi të pyllit të Dadias ka rënë që prej mesditën e së hënës dhe forcat zjarrfikëse janë prej më shumë se 24 orë në luftë me flakët.
Zëvendësguvernatori i rajonit, Dimitris Petrovich tha se nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit.
Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Rajoni i Evros është bërë një nga rrugët më të njohura për emigrantët sirianë dhe aziatikë që kalojnë lumin Evros nga Turqia për në Bashkimin Evropian.
/abcnews.al


