Zjarri në një pallat katër katësh në Rexho Emilia ka shkaktuar dy viktima dhe më shumë se 40 të plagosur. Banorët u shprehën se prej vitesh janë ankuar për kushtet e jetesës në këto ndërtesa.
Dy persona, dy bashkëshortë me origjinë nga Afrika e veriut, humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një pallat në Rexho Emilia të Italisë. Flakët u përhapën në ndërtesën katër katëshe pranë stacionit hekurudhor dhe shkaktuan tym të madh. Përveç dy viktima, si pasojë e tymot janë intosikuar rreth 40 persona ndërsa dy vajza të vogla janë në gjendje të rëndë për jetën
Dy viktimat që jetonin prejj vitesh në këtë ndërtesë, u gjetën pa jetë në shkallët e pallatit, ndoshta në përpjekje për tu larguar nga zjarri.
Zjarri shpërtheu rreth mesnatës së të dielës, ndërsa në zonë prej kohësh është vënë alarmi për sa i përket kantinave të pushtuara nga banorë të paligjshëm. Komuniteti maroken në zonë ka reaguar me zemërim duke u shprehur se prej vitesh kantina është marrë nën kontroll nga abuzues dhe askush nuk ka bërë asgjë. Sipas tij tragjedia e së hënës është pasojë e degradimit dhe e politikës së keqmenaxhuar për sa i përket integrimit të emigrantëve në vend.