Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën nëna dhe 3 fëmijët e saj të mitur. Të miturit ishin dy vajza 14 dhe 11 vjeç dhe një djalë 12 vjeç. Babai dhe një fëmija i katërt i çiftit kanë arritur të shpëtojnë dhe janë shtruar në spital.
Tetë persona të tjerë në ndërtesë u dërguan në spital, ndërsa disa persona morën ndihmën e parë në vendngjarje.
Familja jetonte në një apartament në katin e katërt të pallatit që u përfshi nga flakët.
/abcnews.al