Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Haiti, ku si pasojë e një zsjarri të rënë në një jetimore kanë humbur jetën 15 fëmijë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një jetimore, që ndodhet në jug të kryeqytetit Port-au-Prince, ku si pasojë e zjarrit dy fëmijë janë shkrumbuar ndërsa 13 të tjerët vdiqën në spital si rezultat i thithjes së tymit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e zjarrit në jetimore. /abcnews.al