Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e rënies së zjarrit në një fabrikë parfumesh, një punëtor ka humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Fabrika ndodhet në zonën industrisale Ataturk, ndërsa tymi u përhap në disa pjesë të rrethit.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke vënë zjarrin nën kontroll pas një ore, por gjatë kontrolleve që kanë bërë kanë gjetur trupin e një punëtori.
Tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital, ndërsa ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve që ngjarjes tragjike.
/abcnews.al