Zjarr në një bllok apartamentesh në New York, 21 të lënduar

schedule08:03 - 7 Prill, 2021

schedule 08:03 - 7 Prill, 2021

Rreth 240 persona janë evakuuar pas shpërthimit të zjarrit në një bllok apartamentesh, në Queens të New York.

Fillimisht zjarri është raportuar në katin e 6 dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ndërtesë e cila ka rreth 150 apartamente.

Departamenti i zjarrfikësve të New York bën me dije se për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 350 zjarrfikës.

 

Rreth 21 persona kanë mbetur të lënduar, 16 prej të cilëve janë zjarrfikës, njoftoi zëvendës ndihmësi i shefit të Departamentit të Zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve asnjë nga të lënduar nuk është në rrezik për jetën.

 

/abcnews.al/