Ka pasur fat tragjik një vogëlushe 12-vjeçare në Gjirokastër, ku zjarri i rënë në banesën ku jetonte i ka marrë jetën.
Raportohet se zjarri ka rënë rreth orës 20:30, në fshatin Dervician, Dropull.
Në banesë raportohet se ka qenë kryefamiljari I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe fillimisht janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore.
Fatkeqësisht si pasojë e plagëve 12-vjeçarje nuk ka mundur të mbijetojë. /abcnews.al/