Një apartament është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2 tek “Blloku Rinia” në qytetin e Pogradecit.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak se familjarët kanë harruar sobën ndezur. Fillimisht zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës për tu përhapur më tej në apartament.
Shërbimet zjarrfikëse janë njoftuar nga banorët e zonët të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë edhe izolimin e flakëve.
Fatmirësisht gruaja e cila ndodhej në banesë është shpëtuar, ndërsa aktualisht ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje ku edhe po heton për zbardhjen e plotë të situatës./abcnews.al/