Një apartament në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët e zjarri këtë mëngjes.
Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në njerëz, ndërsa dëmet material janë të shumta.
Në banesë ndodhej një zonjë, e cila u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës pa rrezik për jetën.
Abc mëson se zjarri u shfaq në katin e tetë të një pallati në rrugën “Shtraus” ndërsa menjëherë ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Shkak dyshohet një bombol gazi, e cila mendohet se është harruar hapur dhe ka shpërthyer, ndërsa e zonja e shtëpisë ka dashur ta ndezë atë./abcnews.al/