Një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në objektin e ETC-së në Klinë, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësi i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore, raporton KosovaPress
Përveç Policisë, zjarrfikësve dhe pronarit të Elkos Group, Ramiz Kelmendit, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.
Si pasojë e zjarrit, nuk është raportuar për ndonjë punëtor të lënduar.
Ekipet e Policisë dhe të zjarrfiksëve janë ende në vendin e ngjarjes./KosovaPress