Një zjarr ka rënë paraditen e së hënës në kullotat e fshatit Mifol në anë të autostradës Vlorë-Levan. Era e fortë ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët.
“Një vatër zjarri është regjistruar në kullotat pranë fshatit Mifol. Janë forcat zjarrfikëse që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të lokalizuar flakët por era e fortë po i pengon. Deri në këto momente ka djegie vetëm të një pjese të kullotave dhe shkurreve në zonë.”, raportoi gazetari./abcnews.al