Zjarr në kodrën e Mimiasit në Berat, në flakë pylli me pisha

schedule19:58 - 26 Mars, 2022

schedule 19:58 - 26 Mars, 2022

Një zjarr i madh është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrat e fshatin Mimias, pikërisht në pyllin me pisha të kësaj zone.

Zjarri është pikasur nga banorët që kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësit, të trembur se mos zjarri përhapet drejt Bllokut të Fiqve dhe vreshtave, që ndodhen shumë pranë pyllit me pisha.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e Repartit të MZSh-së Berat, por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës ka bërë që ata të punojnë me mjete rrethanore e pompa uji shpine për ta vënë zjarrin nën kontroll, duke e përshkruar në këmbë rrugën drejt zonës së zjarrit.

Terreni tepër i vështirë e bën të pamundur që mjetet e zjarrfikëseve të mund të shkojnë aty ku janë vatrat e zjarrit, ndërsa zjarri raportohet që po vijon të përparojë, i favorizuar edhe nga era.

Nuk është hera e parë që këto zona përfshihen nga flakët, pasi vetë banorët në këtë sezon pastrojnë barërat e thata duke u vënë flakën dhe në shumë raste zjarri u del jashtë kontrrollit. E ndërsa zjarri vijon të shkrumbojë ç’gjen përpara, deri tani raportohet se janë djegur sipërfaqe të mëdha me pisha shekullore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!