Kabina elektrike e një pallati në lagjen 5 te qytetit është përfshirë këtë të hënë nga flakët.
Burime për Abc News bëjnë me dije se është djegur rrjeti energjisë dhe tymi është shpërndare në të gjithë pallatin.
Si pasojë e tymit janë asfiksuar katër persona banorë të pallatit nga monoksidi karbonit dhe janë dërguar në urgjence.
Zjarrfiksja e pati të vështire për të nderhyre, per shkak te ngushticave ndërmjet pallateve.
Sipas burimeve nga spitali Durrësit gjendja shendetësore e persovave të dërguar me urgjencë në spital është jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e zjarrit./abcnews.al