500 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi që të hënën në mbrëmje ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm në një pyll në zonën e Calci-t afër Pisa-s.
Zjarri është akoma aktiv të martën në mëngjes në kodrat e Monte Sierra, që ndan Pisa-n, nga provinca e Lucca-s. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Rreth 80 zjarrfikës po luftojnë me flakët në mënyrë që t’i lokalizojnë dhe t’i shuajnë, por erërat e fuqishme ua kanë bërë punën më të vështirë.
Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një mjet ajror. Zjarri u raportua fillimisht rreth orës 10 të darkës të së hënës.
Urdhri për evakuimin e qytetarëve u dha nga krybashkiaku i Calci-t. Ata janë dërguar në streha të përkohshme, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Sipas Corriere della Sera, një të njëjtën zonën shpërtheu një zjarr tjetër para një jave, por u shua në kohë./abcnews.al