Një zjarr ka përfshirë lagjen “Axhensi” të Gramshit fare pranë banesave. Bëhet fjalë për një sipërfaqe pyjore të mbuluar me bar shkurre dhe pisha. Terreni është mjaft i thyer dhe ndërhyrja e zjarrfikësve po bëhet me mjete rrethanore me pompat e shpinës.
Sipas shefit të Repartit Zjarrfikës, Ilir Llapushi, pas më shumë se tre orë përpjekjesh, zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 16:45. Por megjithatë po punohet për të fikur edhe disa vatra që janë ende aktive. Policia po punon për identifikimin e shkaqeve të këtij zjarri. /abcnews.al