Zjarr në fabrikën e këpucëve/ Laç, dëme të shumta, nuk ka të lënduar

schedule07:34 - 30 Nëntor, 2024

schedule 07:34 - 30 Nëntor, 2024

Pas më shumë se tre orësh betejë me flakët forcat zjarrfikëse bënë të mundur vëneine nën kontroll të flakëve në fabrikën e këpucëve në Lac. Sipas të dhënave paraprake dëmet e shkatuara janë të mëdha.

Zjarri përfshiu magazinën, ndërsa disa orë pas aksionit të ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve gjithçka duket e shkrumbuar.

“Era e fortë si dhe një cisterrnë nafte pranë fabrikës e cila shpërtheu menjëherë pas rënies së zjarrit përhapi masivisht flakët duke vështirësuar punën e zjarrfikëseve”.

Në ndihmë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Kurbinit, iu bashkuan forcat zjarrfikëse nga Rrësheni, Kruja dhe Kamza.

Sink pailin lleshi komandant i sherbimit zjarrfikes: z

“Zjarri pati permasa te medha. Materialet që kane qenë brenda janë shumë te ndjeshme ndaj zjarrit. Prandaj zjarri ishte i menjehershëm”, tha komandati i shërbimit zjarrfikës Kurbin, Paulin Lleshi.

Zjarri rrezikoi një banesë pranë fabrikës.

“Puna e parë që bëmë ishte të shpëtonim banesen afer. Ajo qe eshte demtuar me shume ishte magazina e fabrikes. Te tjerat jane demtime anësore”.

Familja që banonte pranë fabrikës u evakuua menjëherë dhe për shkak të tymit në zonë u detyruan të kalojnë natën tek të afërmit.

“Ishim brenda në shtëpi kur pamë tymin. Erdhën dhe na morën menjëherë, ksihim shqetësim dhe frikë për fëmijët se shtëpia nuk pësoi gjë. Ku do ta kaloni natën sonte? Tek njerëzit tanë, te mami dhe babi im“, tha banorja e evakuuar Erlinda Lleshi.

Fatmirësisht zjarri nuk shkaktoi dëme në njerëz, në momentin e rënies së flakëve në fabrikë ishin vetëm punonjësit e sigurisë. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë.

Zjarri përfshiu fabrikën rreth orës 21.30, ndërsa pavarësisht flakëve që janë shuar tymi mbetet ende prezent duke sjellë shqetësim për banorët e zonës. Për Abc News nga fshati Shullaz i Lacit, Gerta Vasku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!