Zjarr në Durrës/ Digjet një banesë private mes pallateve

schedule19:12 - 22 Shtator, 2023

schedule 19:12 - 22 Shtator, 2023

Një zjarr ka rënë në mes të lagjes Nr.17 në Durrës. Mësohet se është djegur një banesë private mes pallateve.

Sakaq, gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po shuajnë flakët. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme. në njerëz, por vetëm materiale.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./abcnews.al