Zjarr në “Bllokun e Fiqve” në Berat, banorët shuajnë flakët me lopata, disa vatra ende aktive

schedule15:03 - 27 Shtator, 2021

schedule 15:03 - 27 Shtator, 2021

Plantacionet me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë plantacionin e zonës që njihet si “blloku i fiqve”.

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi edhe drejt banesave të lagjes por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, ato janë lokalizuar shpejt.

Në zonë ka ende shumë vatra aktive. Flakët e zjarrit janë duke përparuar drejt kodrës dhe po rrezikojnë linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike.

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi “bllokun e fiqve” për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën. /Abcnews.al