Një zjarr ka rënë në fshatin Mbreshtan të Njësisë Administrative Sinjë rreth 700 metra larg kullës së pusit të naftës. Kanë qenë punonjësit e firmës së naftës që kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëses së Bashkisë së Beratit. Po ata kanë qenë të parët që kanë filluar fikjen e zjarrit.
Në vendngjarje kanë shkuar dhe banorë të zonës, të cilët kishin dhe tokat e tyre kryesisht ullishte. Nga të dhënat e para mësohet zjarri ka përfshirë rreth 3 hektarë shkurre dhe afërsisht 2 dynymë ullishte.
Pavarësisht terrenit të vështirë punonjësit e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit. Në ndihme te zjarrfikëses kanë shkuar dhe punonjës të ndërmarrjeve të gjelbërimit dhe të rrugëve të Bashkisë Berat. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. /ABC News Albania 24/7