Një zjarr i madh ka rënë sot në një magazinë në Berat. Sipas informacioneve mësohet se është djegur një magazinë në zonën e njohur si ish-pyjorja.
Më tej bëhet me dije se në këtë zonë jetonin disa familje nga komuniteti rom dhe u janë djegur të gjitha çfarë kishin.
Banorët janë shprehur se në magazina mbanin rrobat e përdorura që i shisnin dhe zjarri ka shkaktuar më shumë se 10 milionë Lekë dëm.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e tyre.
Po ashtu dhe Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit./abcnews.al