Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e së martës në Kamatero të Greqisë. Dy fëmijë janë gjetur të vdekur në një banesë, e cila u përfshi nga zjarri. Zjarrfikësit kanë gjetur të pajetë dy djem, 12 dhe 13 vjeç.
Nga informacionet e para bëhet me dije se bëhet fjalë për vëllezër, anëtarë të një familjeje rome. Një anëtar më i vogël i familjes, një djalë dy vjeç, është gjetur me djegie dhe është dërguar në spital ku po lufton për jetën.
Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë nga 15 zjarrfikës që operojnë me katër automjete. g.v/abcnews.al