Zjarr në “Astir”, digjet makina e parkuar dhe panelet e një pallati në ndërtim

schedule13:23 - 6 Gusht, 2022

schedule 13:23 - 6 Gusht, 2022

Tiranë – Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në afërsi të një pallati në ndërtim në rrugën “Teodor Keko” në Astir.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50.

Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/  

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!