Zjarr i madh përballë Portit të Mallrave në Sarandë

schedule22:16 - 31 Korrik, 2020

schedule 22:16 - 31 Korrik, 2020

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë. Burime për Abc News bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një kodër në lagjen “Limjon”, përballë me Portin e Mallrave të qytetit bregdetar.

Gjithashtu mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të godinave të marinës, pasi po digjen shkurre. Sipa burimeve jo zyrtare mësohet se kjo është një zonë që pak kohë më pare është dhënë me koncension dhe është projektuar për t’u ndërtuar një qytezë turistike.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje. /abcnews.al