Një zjarr i madh shpërtheu në një kazermë në Kent, Britani, e cila ishte kthyer në kamp ku qëndronin qindra azilkërkues.
Kazermat janë përdorur nga qeveria për të strehuar 400 azilkërkues që nga shtatori i vitit të kaluar, pavarësisht shqetësimeve shëndetësore.
Policia dhe zjarrfikësit e Kentit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Zona po evakuuohet, ndërsa qytetarëve u kërkohet të shmangen.
Policia e Kentit tha se “nuk është raportuar asnjë lëndim “, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit. /abcnews.al