Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Orikum dhe pranë tij ndodhen disa lokale. Në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse që po punojnë për të vënë në kontroll situatën. Fillimisht flakë morën disa mbeturinave dhe më pas shkurret.
Për shkak të erës me shpejtësi, flakët u përhapën dhe pronarët e lokaleve pranë dhanë alarmin. Aktualisht policia njofton se nuk ka rrezik për bizneset megjithatë situata po monitorohet./abcnews.al

