Athina është zgjuar sot mes shtëllungave të mëdha të tymit të zi duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Mediat greke raportojnë se një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë të riciklimit të mbetjeve plastike duke shkaktuar një ndotje kolosale të qytetit. Raportohet se shtëllungat e tymit kanë pushtuar një pjesë të mirë të qiellit në zonën e Atikas raporton abcnews.al.
Zjarri ka rënë në lagjen Metamorfosis, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish ndodhën në vendin e ngjarjes.
Punonjësit e policisë rrugore kanë bllokuar trafikun e makinave në këtë zonë të qytetit me qëllim shmangien e rrezikut, por edhe lirimin e rrugës për zjarrfikësit. /abcnews.al