Rithemelimi dhe Partia e Lirisë kanë zhvilluar sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, me një pjesëmarrje shumë të ulët.
Përveç molotovëve, protestuesit kishin gjetur një mënyrë tjetër, atë të djegies së gomave të makinave.
Në protestë ka pasur tensione, teksa disa persona hoqën edhe barrierat metalike që ishin vendosur për sigurinë e perimetrit të bashkisë, por edhe të efektivëve të policisë.
“Janë hedhur gurë, por edhe sende të forta. Klevis Balliu po bën thirrje për përshkallëzim të protestës. Forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri. Tensioni është i shtuar, protestuesit kanë zgjedhur tjetër mënyrë, atë të vënies në flakë të gomave. Dy autobotë të policisë ndodhen të pozicionuara nëse do të ketë agravim të situatës. Kemi pasur heqje të barriarave metalike që ishin vendosur për sigurinë e perimetrit të bashkisë, por edhe të forcave të policisë.”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al