Ziyech pëlqehet shumë nga Milan, ja dy mënyrat që kuqezinjtë kanë për të marrë shërbimet e tij

schedule15:15 - 26 Qershor, 2022

schedule 15:15 - 26 Qershor, 2022

Hakim Ziyech mund të transferohet te Milan gjatë kësaj merkatoje, por rruga duket se do ketë pengesa, pasi jo gjithçka pritet të jetë e thjeshtë për kuqezinjtë.

Sipas “Corriere dello Sport” lojtari i Chelsea është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e klubit dhe gëzon vlerësimin e plotë edhe të trajnerit Stefano Pioli, por paga e tij është e lartë ngadalëson planet e kampionëve të Italisë.

Ka dy rrugë për të siguruare shërbimet e Ziyech, një është huazimi i lojtarit dhe mënyra e dytë është transferimi përfundimtar, edhe nëse koha për një negocim të mundshëm pritet të jetë e gjatë në të dyja rastet. /f.a/abcnews.al