Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milan është në avantazh për të fituar shërbimet e Hakim Ziyech të Chelsea.
Kuqezinjtë kanë bërë gati planin e ofertës për të sjellë në Itali yllin e Marokut. Në janar, marrëveshja e strukturuar do të jetë një huazim deri në qershor dhe më pas blerja përfundimtare për një shumë prej 15 milionë euro.
Ziyech thuhet se është i gatshëm të ulë pagën e tij dhe të binte shumë më poshtë se 6 milionë euro që fiton në Premier League.
Transferimi i Hakim Ziyech do të jetë identik si ajo e Tomorit dhe Giroud./h.ll/abcnews.al