Hakim Ziyech ishte një nga goditjet e shumta të Chelsea në merkaton e verës së kaluar. “Blutë e Londrës” paguan 40 milion euro tek Ajax dhe sulmuesi i djathtë firmosi deri në verën e vitit 2025 me klubin e ri.
Ndryshimi në pankinë ka sjellë rikthimin e Chelsea te rezultatet pozitive. Thomas Tuchel zëvendësoi Frank Lampard dhe ekipi londinez ka siguruar 3 fitore dhe një barazim me gjermanin në stol.
Entuziazmi është rikthyer, por ndryshe qëndron situata e Ziyech. Marokeni ka përfunduar në stol në tre sfidat e fundit. Tuchel nuk e shikon si titullar për momentin dhe lojtari.
Nëse situata nuk ndryshon, lojtari ofensiv pritet të kërkojë largimin. Interesim për të ka nga Serie A, aty ku e duan Juventusi dhe Milani. Dy klubet e mëdha italiane po monitorojnë gjithçka.
Hakim Ziyech cilësohet si një përforcim fantastik dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Itali, gjithmonë nëse trajneri Tuchel vijon të mos i dhurojë një fanellë titullari. /abcnews.al