Dështimi i transferimit të marokenit Hakim Ziyech, nga Chelsea drejt francezëve të PSG e ka mërzitur jo pak këtë të fundit dhe në merkaton e verës “fantazisti” do të nisë një “aventurë” të re dhe lista që kërkojnë shërbimet e 29-vjeçarit po shtohet dita-ditës.
Sipas mediave angleze, përveç se në radarët e PSG dhe Milanit, tashmë Ziyech është kthyer dhe në të preferuarin e “gjigandëve” gjermanë të Bayern Munich, duke e lënë “pezull” të ardhmen e lojtarit për momentin në mes të “trekëndëshit”, Milan, Bayern e Paris. /i.m /abcnews.al