Zinchenko “blindon” krahun e majtë tek Arsenal, dy lojtarë të “topçinjve” bëjnë gati “valixhet”  

schedule13:47 - 21 Shkurt, 2023

schedule 13:47 - 21 Shkurt, 2023

Arsenal po kalon një sezon fantastik, teksa që prej fillimit të kampionatit nuk e kanë lëshuar ende vendin e parë në Premier League dhe tashmë kanë nisur marshimin drejt titullit kampion edhe pse Manchester City dhe United janë pas “topçinjve”.

Një ndër lojtarët që ka spikatur me formën e tij, duke e kthyer në një perzonazh “kyç”, në Etihad Stadium është padyshim dhe ish-mbrojtësi i majtë i Manchester City, ukrainasi Oleksandr Zinchenko, i cili e di shumë mirë se çdo të thotë të fitosh titullin e Premier League, teksa e ka bërë këtë gjë me “qytetarët”, në 4 nga 5 raste.

Mirëpo, forma e shkëlqyer e Zinchenko duket se ka shkaktuar “telashe” të tjera për bordin e “topçinjve”, me ukrainasin që ka “blinduar” pozitat e tij në anën e majtë të fushës, duke ulur kështu në stol, skocezin Kieran Tierney, i cili vetëm pak javë më parë ishte opsioni i parë për teknikun spanjoll Mikel Arteta, që i ka dhënë jo pak herë dhe shiritin e kapitenit.

Në bazë të asaj çka raporton, gazetari Fabrizio Romano, Tierney do të mendohet mirë për të ardhmen e tij, duke hedhur “dyshime” për qëndrimin e tij tek Arsenal. Në krahun tjetër, për krahun e majtë, Arsenal ka dhe portugezin Nuno Tavares, i cili për momentin është huazuar te francezët e Marseille, me 23-vjeçarin që ka lënë “gjurmë” në “Stade Velodrome”, teksa ka arritur të shënojë 6 gola. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!