“Zikaltërit” kërkojnë fitore për “Scudetto”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Inter

schedule19:56 - 22 Prill, 2024

schedule 19:56 - 22 Prill, 2024

Është përballja e duhur, për të siguruar titullin e 20-të, në histori. “Zikaltërit” e Inter kanë shansin “e artë”, për të mbyllur parakohe hesapet në Serie A, me djemtë e Simone Inzaghi, që kërkojnë fitoren, në derbin e madh të Milanos, me rivalët e tyre të përjetshëm, “Djajtë” e Milan, që tentojnë të mbajnë gjallë shpresat për titull, në “San Siro”.

Sa i përket formacioneve, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar djemtë e tij, me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” francez, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandez e Calabria, me qendrën që mbulohet nga Gabbia e Tomori. Para mbrojtjes janë Reijnders e Adli, ndërsa Pulisic, Loftus-Cheek e Musah vendos pas “yllit” portugez, Rafael Leao.

Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar “Zikaltërit” e tij, me formulën 3-5-2, ku në portë vendosur zvicerani, Yann Sommer e para tij janë vendosur Pavard, Acerbi, Bastoni. Në krahët e mesfushës janë Darmian e Dimarco, me qendrën që mbulohet nga Barella, Calhanoglu e Mkhitaryan, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Lautaro Martinez-Marcus Thuram. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: