Zhvishet edhe në ‘Abc e pasdites’? Lindita nuk përmbahet, Genardi: E besoja se do bëhesha president

schedule18:49 - 10 Qershor, 2022

schedule 18:49 - 10 Qershor, 2022

Në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuar Ledia Sulaj, Genard Hajdini, Albi Dhima dhe Lindita Bimi, të cilët biseduan rreth të pasurit gjithmonë e më shumë të suksesit apo anës financiare. Por a na mjafton kaq për të qenë të përmbushur dhe të lumtur?

Ledia pohoi se është mirë të kesh ambicie pozitive për të ngjitur disa shkallë, por jo të jetë e dëmshme.

“Pse njerëzit bazohen të kenë kaq lekë mënjanë. Mund të ndodh një fatkeqësi dhe nuk të duhen më hiç. Unë mendoj që njeriu për të gjetur lumturinë e vërtetë në rradhë të parë duhet ta gjej brenda vetes së tij. Ajo gjë që unë bëj më bën të lumtur, le të themi që unë jam ndër balerinat më të paguara në Shqipëri, por nuk më bën pagesa. Mjaftonte të ngjitesha në atë skenë ku unë kam ëndërruar, për mua është një sadisfaksion i madh i sakrificës”, tha Ledia.

Ndërkohë Genardi tha se e besonte 1% që mund të bëhet President, ndërkohë që nënvizoi se etja për pushtet është e rrezikshme. Sipas tij, vajzat më së shumti shikojnë kuletën dhe ky është një fakt real.

“Është realitet. Fatkeqësisht njerëzit pyesin, është çështje sigurie. Në fakt edhe në marrëdhëniet që kam pasur më përpara më thonin sa e ke takatin, do më mbash ti mua, do më suportosh mua”.

Albi nga ana tjetër tha se të rinjtë janë në depresion dhe duan të ikin nga Shqipëria. Më sa duket vetë Albi e ka gjetur vajzën e ëndrrave. U martove, e pyet Ermali?

“Rrugës jam, e kam gjetur vajzën”, rrëfeu Albi.

Ndërkohë shtoi se: “Njerëzit janë më të mbyllur, flasin më pak, dalin më pak, shoqërohen më pak. Duhet gjetur forma për të dalë sepse ka shtuar depresionin

“2 mijë euro do preferoja t’i lija mënjëanë, dhe të rris lekët te banka. Kur kam lek jam shumë e lumtur. Unë e plotësuar jam, fëmijët, punën, aktivitetin e vetmja gjë që më mungon është një partner, por kur të plakem kur të shkoj 50 vjeç”, pohoi Lindita.

Nga ana tjetër Lindita pasi u zhvesh për fitoren e Romës në Tiranë duke folur tha se mund ta bënte edhe LIVE në program, teksa Ermali shton se nëse e bën duhet të paguaj edhe gjobën e AMA-s për orarin, çka shkaktoi shumë të qeshura!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!