Zhvillohet sistemi special, tregon kur pacientët me Covid kanë nevojë të shtrohen në kujdes intensiv

schedule11:51 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 11:51 - 10 Dhjetor, 2021

Studiuesit në Kanada kanë zhvilluar një sistem të inteligjencës artificiale që mund t’i ndihmojë mjekët të parashikojnë se për sa shtretër të Njësisë së Kujdesit Intensiv (ICU) do të kenë nevojë në të ardhmen e afërt.

Sistemi është më shumë se 95% i saktë, dhe zbulon nëse  një pacient me Covid-19 i shtruar në spital do të ketë nevojë të shtrohet në kujdes intensiv. Shkencëtarët nga Universiteti i Waterloo-s dhe start-up DarwinAI, analizuan më shumë se 200 të dhëna klinike të  secilit pacient (anamnezë mjekësore, test gjaku, shenja vitale etj.).

Sistemi nuk synon të zëvendësojë mjekët, por t’i ndihmojë ata në punën e tyre në mes të një pandemie, duke u siguruar një mjet për vendimmarrje më të shpejtë dhe përzgjedhje të pacientëve më të rrezikuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!